Milloshoski: Maqedoniaështë nën presiontë fortë për emrin
SHKUP- Maqedonia është nën presion të fortë nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhje urgjente të kontestit për emrin me Greqinë, deklaroi dje në Ohër ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.
"Nga Maqedonia pritet me pragmatizëm që ta paguajë jopragmatizmin e Greqisë, përkatësisht me sjellje të matur ta paguajmë sjelljen e pamatur dhe agresive të Greqisë", thotë Milloshoski, citon agjencia maqedonase e lajmeve mia.
Sipas tij, Greqia e keqpërdorë edhe më tej pozicionin e vet e madje edhe në kornizat e dialogut të ndërsjelltë bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku mundohet t'i diktojë bisedimet, të imponojë zgjidhjen e vet në vend që të lë hapësirë për zgjidhje të përbashkët.
Milloshoski nuk dëshiroi të parashikojë se çka do të ndodhë në samitin e qershorit të BE-së në Bruksel, por tha se kjo çështje do të jetë aktuale edhe më tej. Qeveria e Maqedonisë, porositi ministri i Punëve të Jashtme, do të mundohet që vendit në disa nga muajt e ardhshëm t'i sigurojë pozicione më të volitshme dhe qasje në negociatat e mëtejshme.
Milloshsoki pret mbështetje më të madhe nga Austria e cila, sipas tij, ka pasur mirëkuptim të veçantë për pozicionet e Maqedonisë në kontestin me emrin.
Ndërkohë ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic është në kontakt me Shkupin dhe Athinën, por nuk zbulohet se për cfarë bisedohet dhe nëse do të caktohet takim formal.
Takim i ri formal do të caktohet kur do të vlerësojë se është e nevojshme, njoftoi shërbimi për shtyp i KB-së.
"Ambasadori Nimic ka shumë kontakte të shpeshta me të dy palët, por nuk do t'ju përgjigjet atyre pyetjeve konkrete për përmbajtjen e bisedimeve. Ai do ta ndjek praktikën e zakonshme të caktojë takim formal nëse dhe kur do të vlerësojë se është e nevojshme, thotë në deklaratën me shkrim zëvendës-zëdhënësi i Organizatës botërore, Ari Gaitanis, citon mia.
Kontaktet e fundit formale të Nimicit me autoritetet maqedonase dhe greke ishin në shkurt të këtij viti kur pas pauzës prej shtatë vjetëve. Më 28 prill në Nju-Jork, sipas zyrës për shtyp të KB-së, pati edhe takime të ndara me përfaqësuesit e dy vendeve në bisedimet për emrin Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, të cilat janë vlerësuar si kontakte të zakonshme konsultative në kuadër të mandatit të tij.
(s.g/mia/BalkanWeb)