E Diel, 1 Nëntor 2026

Studiuesit: Prespa në rrezik nga rënie e nivelit të ujit

Të ftuar ishin, kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Gudar Beqiraj, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu, profesorë të Universitetit të Tiranës dhe të atij Politeknik, etj. Studimi në fjalë ka nxjerrë rezultate shumëdisiplinore, duke treguar mbi rrezikun që i kanoset Liqenit të Prespës nga rënia e nivelit të vazhdueshëm të ujërave.

Rektori i Universitetit të Tiranës, e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë studim. “Puna e ekipit të shkencëtarëve ka sjellë elementë të rinj që nga fusha e mjedisit dhe e mbrojtjes së ekosistemit, në arkeologji dhe hidrometeorologji; duke sjellë një përfundim të plotë shumëdisiplinor”, tha rektori Kule.

Ai theksoi gjithashtu se si një ekosistem që prek tre shtete, Liqeni i Prespës duhet të jetë në vëmendjen tonë; por jo të veçuar, sepse së bashku shkencëtarët nga vendet tona mund të arrijnë rezultate shumë herë më të kënaqshme dhe produktive, duke vlerësuar edhe institucionet kërkimore në vend, që ishin nën varësinë e Akademisë së Shkencave, e që tani janë në varësinë e universiteteve.

Nga ana e tij, ministri Mediu parashtroi nismat që ka ndërmarrë qeveria në fushën e mjedisit, e sidomos në mbrojtjen e ekosistemit në zonën e Liqenit të Prespës. Ai theksoi se kjo zonë ka dhe do të ketë përkujdesin e plotë të ministrisë që ai drejton. Z. Mediu falënderoi shkencëtarët për punën e tyre, të cilën e vlerësoi si një ndihmë për instancat shtetërore, dhe u kërkoi atyre që të vijojnë studime të një cilësie të lartë.

Më pas, dy profesorët shqiptarë, prof. dr. Sokrat Amataj dhe prof. dr. Molnar Kolaneci, parashtruan rezultatet e studimit katërvjeçarë shumëdisiplinorë dhe me bashkëpunim mes katër shteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›