E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, paqartësi se kush e kontrollon lagjen Salahedin

Ka pasur informacione kundërthënëse lidhur me atë se kush e ka nën kontroll lagjen strategjike Salahedin. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë dje ka pretenduar se forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad, e kishin rimarrë kontrollin ndaj kësaj lagjeje, që është hapësira kryesore e kryengritësve në qytetin Alepo. 

Por aktivistët pro opozitës thanë se kryengritësit gjatë ditës së sotme ende po zhvillonin luftime atje. AFP-ja ka raportuar se Armata e Lirë e Sirisë, që është në anën e kryengritësve, është tërhequr tërësisht nga lagja Salahedin. Kjo agjenci e ka cituar komandantin kryengritës, Hosam Abu Mohamed, që ka thënë se kryengritësit “kanë ndërmarrë tërheqje taktike nga Salahedini”. /Start/rel/

                                                                                             2012-08-09 17:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›