E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi LSI bashkon votat me PS

Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro kërkesës së Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e rritjes së popullsisë në Kukës, që i mundëson këtij qarku mbajtjen e mandatit të katërt të deputetit.

Megjithë bashkimin e 3 votave të LSI dhe abstenimit të ministrit Tavo, kërkesa u rrëzua nga demokratët me 69 vota kundër, kundrejt 62 pro.

Kërkesa e paraqitur nga PS ngjalli debate mes mazhorancës dhe opozitës në sallë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha se është e domodoshme zbardhje se çfarë po ndodh me listat e zgjedhësve në Qarkun e Kukësit. Sipas socialistëve, shtimi i popullsisë në këtë qark është fiktiv.
KuvendiPD-PS, garë për rrugëtNdryshimet Kushtetuese, mblidhet Këshilli Legjislacionit Akciza, vetëm 68 vota pro
Por kreu i demokratëve në Kuvend, Astrit Patozi tha se ndarja e mandateve është atribut i një tjetër institucioni dhe Kuvendi nuk mund të marrë atributet e tij. Patozi tha se kërkesa e PS-së është formuluar qëllimisht në pamundësi për t’u miratuar në Kuvend.

Ruçi u kundërpërgjigj duke thënë se në të njëjtën mënyrë, por me forcën e kartonit, mazhoranca miratoi ngritjen e një komisioni hetimor të ngjashëm, atë për ngjarjet e 21 Janarit, ku katër protestues të opozitës humbën jetën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›