Vidhte sendet me vlerë në automjetet e pushuesve, arrestohet 31-vjeçari
Shijak- Një 31-vjeçar në Shijak është arrestuar sot nga policia me akuzën e vjedhjes. Mësohet se Evis Berisha grabiste kryesisht automjetet e pushuesve në plazhin e Durrësit. Nëpërmjet një çelësi ekzagonal ai hapte dyert e makinave dhe më pas merrte të gjitha sendet me vlerë që ndodheshin brenda tyre.
Pas disa kohësh hetimi policia arriti të identifikonte autorin, i cili ishte kthyer në makthin e pushuesve, pasi me dhjetra prej tyre kanë rënë pre e grabitjeve të tilla.
31-vjeçari po merreet në pyetje për të zbuluar nëse ka pasur dhe persona të tejrë që kanë bashkëpunuar, ndërsa hetimet po vijojnë.