Kukesi edhe komunat blu

Tre dite nga përfundimi zyrtar i zgjedhjeve, në qarkun e Kukësit procesi i numërimit të votave, ka përfunduar për rrethin e Tropojës dhe të Hasit,ndërsa në rrethin e Kukësit janë numëruar 6 njësi vendore nga 15 të tilla. Deri tani, dominuese në këtë proces zgjedhur renditet Partia Demokratike, e cila ka fituar në rrethin e Tropojës, Bashkinë e Bajram Currit,dhe komunat Bujan, Bytyç, Fierzë,Margegaj,Tropojë, ndërsa Partia Socialiste në këtë rreth ka fituar dy komuna, atë të Llugaj dhe Lekbibaj.
Në rrethin e Hasit, bashkia e Krumës është fituar nga Partia Socialiste me kandidatin e saj Liman Morina ndaj rivalit të tij Bardhyl Peka,i cili qëndroi në krye të bashkisë Krumë nga viti 2000. Tre komunat e këtij rrethi,Golaj,Fajza dhe Gjinaj janë fituar nga kandidatët e Partisë Demokratike. Në rrethin e Kukesit situata paraqitet më ndryshe.
Kandidati i PD Hasan Halilaj fiton mandatin e dytë për Bashkinë e Kukësit duke mundur rivalin e tij kandidatin e PS-së Alfred Cengu me rreth 2700 vota më shumë. Gjithashtu PD është fituese dhe në shumë komuna ndërsa ne 5 komunat e numëruara deri tani,komunat Bicaj,Shishtavec, Shtiqen janë fituar nga kandidatët e PD, ndërsa komuna Malzi është fituar nga Sstrit Dobrushi i PS dhe komuna Tërthorë nga Rrahman Dema kandidat i pavarur. Ende ngelen edhe 9 komuna për numërim në rrethin e Kukësit.