E Diel, 1 Nëntor 2026

Numerohen votat ne njesine 10 dhe 4 Basha kryeson

Në dy njesi të kryeqyteti është mbyllur numërimi i votave dhe kanë dalë rezultatet. Janë pikërisht njësia numër 10, ose për ndryshe KZAZ 54 dhe njësia numër 4 ose përndryshe KZAZ-ja 48. Në të dyja këto njësia kandidati i “Aleanca për qytetarin”, kryeson me vota.

Në KZAZ-në 54 në njësinë 10 kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson me 499 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama.
Pas mbylljes se numërimit kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha në këtë njësi bashkiake ka marrë 5880 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama ka marrë 5381 vota.

Ndërkohë në njësinë 4, ka përfunduar numërimi i votave dhe kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 140 vota avantazh.

Ai ka marrë 11000 vota, ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Rama ka marrë 10860 vota.

Numërimi është mbyllur edhe në KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1. Në këtë njësi, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama ka kryesuar me 510 vota ndaj kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Kështu në këtë njësi bashkiake kandidati i PS-së Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, 9196 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›