E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore shpallet ne kerkim nderkombetar Delin Hajdaraj

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Vlorës, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasësin e tre plazhistëve të rastësishëm në plazhin e Vlorës, të dyshuarin Delin Hajdaraj.
Sipas prokurorisë, nga hetimet paraprake është provuar se 25-vjeçari Hajdaraj, është autori i vrasjes me “Kallashnikov” të pushuesve Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi pasditën e së dielës në zonën e “ujit të ftohtë” në Vlorë.
Me caktimin e masës së sigurisë, emri i Delin Hajdarajt tashmë është renditur në listën e shumë të kërkuarve ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së trefishtë.
Mësohet se me kërkesë të të arrestuarit Leo Osmeni, 25 vjeçari Hajdaraj ka shkrepur 12 plumba në drejtim të plazhistëve.
Ndërkohë të gjitha lëvizjet e të dyshuarve me makinën e tyre “Infiniti” me targe amerikane “DH7863 Washington DC” janë filmuar nga një kamera sigurie pranë resortit “Kalaja” ku ka ndodhur vrasja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›