Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur

Autoritetet lokale kanë kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të lëvizin me drita të ndezura për të shmangur aksidentet e mundshme.
Më problematike është situata në zonat rurale të këtij rajoni, ku shtresat e akullit vazhdojnë të jenë të pranishme, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.
"Shtresat e akullit e bëjnë të domosdoshme lëvizjen e mjeteve me zinxhirë në akset rrugore Kukës- Shishtavec, Kukës- Dajrec, apo edhe në akset rrugore që lidhin komunat me qytetin e Kukësit", deklaruan burime nga zyra e emergjencave civile. Komuna e Zapodit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të shembjes së rrugës në një largësi prej 300 metrash.
2011-01-11 12:17
[