E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi poshtëron Flamurtarin, luan tenis

Gazeta Shqip

Copy of Kukesi duke festuar golin ne Lacci Kukesi 2-1Verilindorët, të sigurt drejt Europës. Fiton edhe Teuta. Shkumbini bie nga Superiorja

Altin Manallari

Një fitore tenistike 6-1 në një ndeshje ndaj rivalit direkt si Flamurtari, është kartëvizita më e mirë që mund të lërë Kukësi, i cili brenda një sezoni u katapultua nga Kategoria e Parë në Superiore dhe tani në Europa League. Për këtë të fundit mungon ende zyrtarizimi matematik, por duket e vështirë që kuksianët ta humbasin këtë mundësi.

Konfirmimi më i mirë, që mund ti bëhej kësaj skuadre simpatike në vitin e saj të parë në Kategorinë Superiore, ishte pikërisht fitorja e djeshme 6-1 në shtëpi ndaj vlonjatëve. Një dominim total i verilindorëve të drejtuar nga trajneri Armando Cungu. Pas vetëm 8 minutash lojë ka hapur goleadën me një 11-metërsh Allmuça, i cili do të shënonte edhe golin e 2-0 në minutën e 22. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat komod për kuksianët. Megjithatë në të dytën ata nuk preferuan të mbrohen dhe pas vetëm 2 minutash lojë Hoxha ndëshkon sërish Flamurtarin. Progni në të 51-n realizon golin e katërt. Flamurtari tenton të bëjë diçka, por lë shumë hapësira prapa dhe ndëshkohet edhe me dy gola të tjerë. Hoxha kompleton dopjetën personale në minutën e 60, ndërsa Popoviç fikson te shifrat 6-0. Një minutë më vonë, një gol i Muzakës vlen vetëm për të ngushtuar rezultatin në 6-1 dhe për të marrë duartrokitjet e tifozerisë kuksiane, e cila e ka kthyer në një festë të vërtetë këtë sfidë. Me 46 pikët në vendin e dytë, 1 më shumë se Teuta dhe 4 më shumë sesa Flamurtari, e çojnë Kukësin thuajse të sigurt në Europa League, edhe pse janë 2 ndeshje për tu luajtur. Një arritje e tillë përligj investimet e mëdha të presidencës, të cilët i besuan Armando Cungut postin e trajnerit, por që e mbështetën atë nga pas me një markë të futbollistit shqiptar si Sulejman Starova, në postin e drejtorit teknik. Tani po korrin frytet. Ndërsa me këtë humbje është turpëruar Flamurtari i milionave, i cili duket se do të mbyllë një sezon zhgënjyes, pasi është skuadra më pak e favorizuar në duelin për Kupat e Europës ku shkojnë vetëm vendi i dytë dhe i tretë. Në këtë valle është rikthyer Teuta, e cila fitoi me përmbysje 1-2 në Ballsh ndaj Bylisit. Kjo javë ka zbardhur edhe një tjetër verdikt, atë të skuadrës së katërt, që do të shoqërojë Apoloninë, Tomorin dhe Luftëtarin të rënë tashmë në Kategorinë e Parë. Është Shkumbini, i cili u mund në Laç 1-0. Vllaznia e të rinjve mundet në shtëpi 1-0 nga Besa. Tirana nuk shkon dot më tej se një barazim 0-0 me Apoloninë në Fier. Barazim 2-2 mes dy të rënëve, Tomorit dhe Luftëtarit.

Superiore (Java XXIV)

DJE

KukësiFlamurtari    6-1

Allmuça 8 (11-m), 22, Hoxha 47, 60, Progni 51, Popoviç 75 / Muzaka 76

Luftëtari-Tomori     2-2

Golat: Fonseka 32 (pen), Lluka 38 / Muxhaj 7, Fonseka 10 (aut)

LaçiShkumbini  1-0

Ndreka 62

Bylis-Teuta     1-2

Bakiu 30 / Jakupi 60, Hodo 67

Apolonia-Tirana 0-0

VllazniaBesa   0-1

Berisha 67

DJE

Skënderbeu-Kastrioti 2-0

Bici 38, S.Lilaj 58

Klasifikimi

Skuadrat   N    P

1. Skënderbeu   24   55

2. Kukësi  24   46

3. Teuta   24   45

4. Flamurtari   24   42

5. Tirana  24   39

6. Laçi    24   37

7. Vllaznia     24   35

8. Kastrioti    24   34

9. Besa    24   30

10. Bylis  24   29

11. Shkumbini   24   23

12. Luftëtari   24   19

13. Tomori 24   16

14. Apolonia    24   11

Kukësi poshtëron Flamurtarin, luan tenis burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›