E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi prej dy ditësh në “burg”

Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa forcat e policisë janë shpërndarë në të gjitha akset për të mbajtur situatën nën kontroll.

"Pavarësisht mjegullës së dendur, deri tani nuk është shënuar asnjë aksident, ndërsa janë dyfishuar kontrollet në të gjitha akset kryesore rrugore", thanë burime zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut.

Në shumë zona për shkak të temperaturave nën zero ka shtresa akulli, çka vështirëson qarkullimin me lehtësi në fshatrat malorë.

Dy komuna janë të izoluara si ajo e Zapodit dhe Arrnit për shkak të prishjes së rrugëve, kryesisht shembjes. Autoritetet nuk kanë ndërhyrë ende për t’i lidhur këto komuna me qendrën. /Start/

                                                                                             2011-01-19 10:32
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›