Tiranë, edhe pesë në pranga për vjedhje

Fillimisht në pranga ra shtetasi Shkëlzen Hajdari, 18-vjeç, banues në Kodër Kamëz Tiranë. Kapja e tij u bë në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz Tiranë, sepse ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 17 shtator 2010, e ka dënuar me 6 muaj burg, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.
Mbrëmë, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit Taulant Xhelil Koçi, 24-vjeç, banues në Kamëz si dhe Aurel Zenun Jahelezi, 21-vjeç, banues në Kamëz.
Këta shtetas dyshohet që më datë 02 janar 2010, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, kanë vjedhur me thyerje një butik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sërë veshmbathje të ndryshme.
Ndërkohë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit E.K, 16-vjeç, banues në Tiranë, si dhe N.N, 17-vjeç, banues në Tiranë, sepse këto shtetas dyshohet se më datë 12 janar 2011, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një automjet. /S.Ll/Start/
2011-01-19 11:43
[