TIA: Të hiqet imuniteti i deputetëve për hetimet
TIA bën apel që të garantohet dhënia e barazisë para ligjit për të gjithë.
“Duhet të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund krizës politike në vend”, thekson në reagim kjo organizatë. TIA ka bërë disa propozime për të zgjidhur këtë situatë, si: për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj për deputetët, ministrat, gjyqtarët dhe çdo drejtues institucioni me qëllim hapjen rrugë të hetimit për çdo vepër penale të kryer prej tyre.
TIA kërkon hetimin e çdo akuze për korrupsion të denoncuar “mbi të dhëna të besueshme se zyrtarë të lartë kanë abuzuar me pushtetin, duke apeluar për një rol aktiv të prokurorisë si detyrim i saj kushtetues për të hetuar kryesisht këto vepra. Deri më tani mbizotëron praktika pasive e hetimit vetëm mbi kallëzime të drejtpërdrejta, ku sipas statistikave të fundvitit organi i akuzës heton kryesisht (me nismën e vet) vetëm 1 % të çështjeve”.
Transparency International Albania kërkon ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të organit të akuzës në kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedimeve penale duke bërë thirrje për më shumë kurajë dhe respektim të detyrimeve ligjore. Transparency ndan qëndrimin me Komisionin Evropian mbi hetimin e korrupsionit nga Prokuroria Shqiptare, bazuar në kapacitetet e veta./S.Ll/Start/
2011-01-19 11:01
[