E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, arrestohet 32-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Burime zyrtare thanë se shtetasi Erjon Rexha është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Romës në vitin 2006, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “trafikimi i narkotikëve (kanabis)” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Ky shtetas është kapur në momentin e hyrjes në Shqipëri, pasi kishte udhëtuar nga Londra. Gjatë verifikimit në sistemin e Interpolit, nga shërbimet e policisë, ka rezultuar që ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj shtetasit Erjon Rexha është marrë masa e arrestit./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-19 14:45
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›