E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet 59-vjeçari i dënuar me burgim

Në mëngjesin e kësaj të mërkure, forcat e rendit vendosën në pranga shtetasi Ideal Dervishi, 59-vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në mars të vitit 2005,  në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishte organizuar kalimin e një grupi klandestinësh drejt brigjeve të Italisë, kundrejt pagesave nga 3.000-3.500 euro secili.

"Kalimi i këtij grupi me anije nga brigjet pranë grykëderdhjes së Shkumbinit dështoi dhe gjykata e rrethit të Lushnjes e dënoi në mungesë Ideal Dervishin me 6 vjet heqje lirie," thanë burime zyrtare nga Policia e Durrësit. Sipas tyre,  59-vjeçari i arrestuar iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të policisë së qarkut të Fierit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-19 13:15
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›