E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria shenja jete para Sllovenisë

shqiperi-armeni2-0Nga Gjergj Vyshka

Dy golat e Ramës dhe Kaçes e kthejnë në festë miqësoren me Armeninë, që ndryshe nga çfarë kishte bërë në qershor me Danimarkën, të cilën e kishte mundur 4-0 në Kopenhagen, dje është mpirë nga ajo që kanë prodhur në fushë kuqezinjtë e De Biazit

 

Shqipëri Armeni 2-0

Shënues: Rama 21, Kaçe 67

Shqipëria: Berisha, Teli (46Mavraj), Dallku, Cana, Agolli, Kapllani (46Gashi), Basha (65Kaçe), Januzi, Abrashi (76V.Basha), Rama (46Lila), Roshi (56Gjasula) Trajner: Xh.De Biazi

Armenia: Berezovski (46Kasparov), Hovhanisian, Haroian, Haçeaturov (74Voskanian), Airapetian (71Avagian), Gazarian (76Asianian), Ozbiliz, Mkrtshian, Jedigarian (66Papikian), Pixeli (59Sarkisov), Movsisian Trajner: V.Minasian\

Gjyqtarë: S.Todorov, N.Angelov, K.Stoilov (Bullgari)

Kartonë të verdhë: Cana, Januzi/Jedigarian

Golat

21 Rama ka gjuajtur drejt portës armene, teksa është ndodhur thuajse në pozicion diagonal me portën e mbrojtur nga Berezovski, ndërsa topi i devijuar nga një mbrojtës armen ka përfunduar në rrjetë. 1-0

67 Vetëm dy minuta kishte që kishte hyrë në fushë dhe Ergys Kaçe, me atë gjuajtje fluturimthi nga rreth 20 metra, i ka gëzuar të gjithë, sepse topi ka përfunduar në rrjetën e portës së mbrojtur nga Kasparov. 2-0

Minutat

1 Goditje këndi për Shqipërinë, në të djathtë të sulmit kuqezi, Agolli ka tentuar portën, teksa ka gjuajtur direkt, por Berezovski, që kishte dalë për të rrokur topin e harkuar, e ka pritur atë.

4 Roshi, i ndodhur në të djathtë të sulmit kuqezi, ka tentuar parabolën mbi portierin armen, por Berezovski, teksa nuk është gjetur i papërgatitur, përsëri ka pritur.

8 Aksioni i parë për armenët dhe Pixeli, në një gjuajtje në ecje e sipër, nga rreth 20 metra, përpak sa nuk i ka shtangur të gjithë, por Berisha, pas një plonzhoni të bukur, ka pritur.

12 Dallku e ka hedhur topin pas shpinës së mbrojtjes armene, atje ku Kapllani e ka marrë me gjoks, e ka zotëruar, por teksa është bërë gati të godasë, Berezovski ia ka hequr sferën nga këmbët dhe e ka marrë nën kontroll.

19 Movsinian nuk ka mundur të përfitojë nga një kthim i topit prapa prej Roshit, edhe pse e ka pasur të gjithë zonën e lirë për të gjuajtur, por nuk ka përfituar dhe Pixeli, ndërsa armenët nuk kanë ditur të gjuajnë drejt portës sonë.

23 Rama ka pasuar për Agollin, i cili ka krosuar nga e majta e sulmit kuqezi, Januzaj është zgjatur për ta goditur topin, por nuk e ka prekur d

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›