Kukësi rrëmben Bratiç, gati edhe Vucaj
Duket e pabesueshme por tashmë është një realitet. Kukësi nuk dinë të ndalet as në merkato. Pasi shkroi historinë e futbollit shqiptarë duke kaluar 3 ture, verilindorët kërkon të rrëmbejnë të gjithë lojtarët më të mirë të mundshëm në Superligë.
Nënkampionët e Shqipërisë kanë zytarizuar edhe blerjen e mesfushorit kroat, Davor Bratic, i cili u prezantua dje si përforcimi i radhës i formacionit të Armando Cungut. Presidenti Safet Gjici, ka rënë dakord me 26-vjeçarin për një kontratë 1-vjeçare me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër. Për shërbimet e ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Flamurtarit, ishin të interesuara edhe skuadra të tjerë të superiores, por korrektësia dhe projekti i skuadrës verilindore ka mposhtur konkurrencën e rivalëve në kampionatin shqiptar.
Pas zyrtarizimit të Smajlit, Dragoit, Cigalleit, Hysës dhe Bratiç Kukësi është hedhur në sulm edhe për mesfushorin e Laçit, Erjon Vucaj. Ai shihet si përforcimi i duhur nga trajneri Cungu për të kompletuar mesfushën, duke e shndërruar padyshim në më të mirën e Kampionatit tonë. Ndërkohë konfirmohet se Dragoi dhe Malakarne nuk do të luajnë në takimin e parë ndaj Trabzonsport për shkak dëmtimi.
Me këto lëvizje, presidenti Gjici kërkon të bëjë më të mirën e mundshme për ta përforcuar Kukësin në të gjitha repartet për dy ndeshjet play-off të Europa Ligë ndaj Trabzonzor, por synimi i presidencës kuksiane është të ndërtojë gjithashtu një grup të fortë për të synuar titullin kampion sezonin e ardhshëm.