Mbërrin komando Peci, dërgohet te Ushtaraku

Aleksandër Peci, komandoja i plagosur në Afganistan
TIRANË- Mberrin ne atdhe Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan nje muaj me pare, kohe kur humbi jeten ne te njejten perplasje Deshmori i Atdheut, Feti Vogli.
Avoni qe transportoi Pecin zbriti ne aeroportin e ‘Nënë Tereza’ ne Rinas, ne mesdite.
Rreth ores 14.55, Peci zbriti nga ambulanca qe e shoqeroi pas uljes se avionit dhe zhvilloi nje takim te shpejte me familjaret e tij.
Prej andej, ambulanca e transportoi ate ne Spitalin UShtarak ne Tirane, per nje kontroll te gjendjes shendetesore, e cila duket konsiderueshem e permiresuar.
Ai qendroi ne spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit, ne Gjermani, ku iu nenshtrua nderhyrjes pas plageve te marra.
Ne Rinas ai eshte pritur nga familjarë, prinderit, motra, e fejuara, nderkohe qe kane qene te pranishem edhe perfaqesues të Forcave tona të Armatosura.