E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri oficeri i policisë

Një oficer policie është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme pranë rrugës Vasil Shanto në kryeqytet.

Mësohet se i plagosuri ka mbetur shtetasi, Albert Kryemadhi, me detyrë shef i sigurisë  së regjimit të zakonshëm në burgun e Fushë Krujës. Nga të dhënat e para raportohet se, Kryemadhi ishte duke u kthyer nga puna dhe ishte me uniformë. Një person ka qëlluar ne drejtim te tij duke e lene te plagosur. Momentalisht raportohet se Kryemadhi edhte duke iu nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale, ndersa konfirmohet se eshte jashte rrezikut per jeten.

Policia ende nuk ka te dhena lidhur me motivet qe kane çuar ne kete ngjarje, ndersa policia nga vendngjarja ka nisur hetimet per zbulimin e autorit dhe motiveve te kesaj plagosje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›