Ish- ministri gjerman: Partia e Topit, pasoja negative për Berishën
Ish- ministri gjerman për Europën, socialdemokrati Christoph Zopel, në një intervistë për gazetën Shqip, thekson se në rast se Shqipëria nuk do e marrë statusin kandidat sërish, atëherë BE do mendojë se do jetë më mirë ta lërë këtë vend jashtë BE-së.
Mendoj se nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë jo vetëm Komisioni Europian, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kenë përshtypjen se në këtë vend ka kaq rreziqe politike, sa do ishte më mirë që Shqipëria të mbetet jashtë BE-së, tha Zopel.
Ministri gjerman thotë se vendit i duhet një president konsensual. Ai thotë se tre partitë, PD, PS dhe LSI duhet të bashkohen për të gjetur një emër të përbashkët, madje ai mendon se LSI mund të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim.
I pyetur për dy partitë e reja që po shfaqen në skenën politike shqiptare, Zopel tha se partia e Topit do i shkaktojë dëme Berishës.
Shoh që kryeministri Sali Berisha po heziton të zhvillojë procese të brendshme integruese në partinë e tij dhe kjo po vërehet edhe në marrëdhëniet që po krijon me presidentin Topin. Mendoj se kjo sjellje e Berishës mund ti shkaktojë atij konsekuenca në rast se Bamir Topi do të krijojë parti të re.
Kurse për Aleancën Kuq e Zi, ai tha: Mendoj se në rast se ajo shfaq elemente nacionaliste në vetvete, dy partitë e mëdha duhet të kenë forcën ta ndalojnë. Kjo sepse të flasësh për nacionalizma në Europën Juglindore është diçka e pasens.