E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Diplomat e nivelit të parë gati brenda dy javëve

Diplomat e reja të nivelit të parë dhe suplementët shoqërues të Universitetit të Tiranës, do të jenë gati brenda dy javësh. Në përputhje me udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me standardet e Bolonjës, Universiteti i Tiranës, senatet akademike dhe studentët do të hartojnë një model të ri diplome, deklaroi dje për mediat rektori i UT-së, Dhori Kule. Sipas tij, modeli i ri diplomave për studimet 3-vjeçare, i kundërshtuar nga krerët e universiteteve dhe studentët, do të ndryshohet, pasi tashmë Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar rektorateve një udhëzim të ri për hartimin e këtyre diplomave, duke revokuar kështu udhëzimin nr. 26 të datës 14.07.08. Kjo, sipas rektorit Kule, i përgjigjet pretendimeve të ngritura nga vetë studentët për këtë diplomë. Prej afro një muaji studentë nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, kanë protestuar për modelin e diplomës së studimeve të nivelit të parë sipas Bolonjës, duke kundërshtuar një sërë elementesh të pasqyruar në këtë diplomë, që sipas tyre, binin ndesh me ligjin për Arsimin e Lartë. Udhëzimi i ri i MASH për përmbajtjen dhe formën e diplomës, parashikon që senatet akademike përcaktojnë elementë të tjerë të veçanta që ato i gjykojnë të arsyeshme si dhe formulimin grafik të diplomave.

Last Updated on Friday, 20 February 2009 21:32

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›