Kule: Ismail Qemali, nder për universitetet tona
Somario
Vendimi për ndryshimin ose jo të emrit i takon qeverisë, pasi Ministria e Arsimit i dërgon një propozim të vetin
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule: Po ta kisha në Universitetin e Tiranës, këtë emër do ta kisha për nder
Debati i hapur së fundmi për heqjen e emrit “Ismail Qemali” nga Universiteti i Vlorës ka shkaktuar reagime në botën akademike dhe ndër personalitete të arsimit të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Dhori Kule, ka pohuar se emri i këtij universiteti nuk është aspak pengesë për zhvillimin e tij, por një ndër për të gjitha universitetet e vendit.
Debati
I gjithë debati është hapur pas kërkesës se senatit për heqjen e emrit "Ismail Qemali" Universitetit të Vlorës, ku kërkohet përfundimisht që ky universitet të mos ketë më këtë emër. Vendimi ka ardhur pasi senati i shkollës ka votuar pro heqjes se emrit, duke pasur me vete dhe miratimin e rektorit Tanush Haska. Pretendimi qe ka çuar në këtë vendim argumentohet, sipas senatit, me faktin se Ismail Qemali nuk ka qenë figurë akademike dhe për këtë është preferuar që ky institucion arsimor të mbajë thjesht emrin "Universiteti i Vlorës", por kjo ka sjellë reagimin jo vetëm të studentëve, por dhe të qytetarëve vlonjateë dhe personaliteteve të arsimit të lartë.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule
“Propozimi i rektorit të Vlorës ishte një ngacmim që nuk i duhej bërë opinionit publik”. Kështu është shprehur rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Sipas Kules, rektori i Vlorës Shaska duhet të përmbushë misionin që ka dhe jo të ngacmojë sensibilitetin e shoqërisë.
“Kam bindjen se kjo do të kalojë shpejt, pasi ata nuk kanë marrë vendim. Me kompleksitetin e figurës, me kompleksitetin e vendimmarrjes së vendosjes së emrit “Ismail Qemali”, mendoj se nuk pengon askënd. Bile, po ta kisha në Universitetin e Tiranës do ta kisha për nder. Dhe në qoftë se mund të bëhej ndonjë vendim që Universitetin e Tiranës, si i pari, të kishte emrin e Ismail Qemalit, ne do të ishim shumë të gëzuar, që ta marrë një universitet më i madh, që ka histori më të gjatë”.
Propozimi i bërë nga senati i Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit “Ismail Qemali” duket se ka marrë miratimin e shumicës së këtij senati. Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar paraditen e djeshme ky senat ka miratuar vendimin me 8 vota pro dhe 6 kundër, pas propozimit të rektorit Tanush Shaska.
Nga vendimi i marrë ka reaguar deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, i cili ka deklaruar se “heqja e emrit “Ismail Qemali” është një gafë që s’mund të tolerohet”. Ai kërkoi që drejtues e specialistë të Ministrisë së Arsimit të mos pranojnë propozimin e bërë nga rektori, pasi sipas tij, emri i Ismail Qemalit është shumë më i madh sesa i të gjithë politikanëve dhe pedagogëve të Vlorës së bashku. Dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë për emrin dhe kontributin e tij. “Por vendimi i fundit i marrë nga senati i këtij universiteti për ndryshimin e emrit, duket se do të hapë një debat mjaft të gjerë duke shkaktuar polemika të mëdha”, - ka deklaruar Kule.
Tanush Shaska, rektor i Universitetit të Vlorës
Pas akuzave që i janë bërë për heqjen e emrit “Ismail Qemali” nga Universiteti i Vlorës, ka reaguar rektori i këtij institucioni, Tanush Shaska.
Ai ka deklaruar se nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e emrit, por për kalimin e tij në një tjetër universitet në Vlorë.
Sipas tij, propozimi për ndryshimin e emrit është bërë për njohjen e universitetit në vendet perëndimore. “Në Evropë shkollat e larta njihen me emrin e qytetit ku ndodhen. Propozuam ndryshimin e emrit, për njohjen e universitetit jashtë vendit, pasi në Perëndim universitet njihen me emrat e qyteteve ku ndodhen”, - ka argumentuar Shaska.
Shpëtim Gjika, kreu i Bashkisë së Vlorës
Kreu i bashkisë, Shpëtim Gjika, dhe qytetarë të Vlorës janë shprehur kundër ndryshimit të emrit. Ndërsa kreu i PS-së në Vlorë ka kërkuar dorëheqjen e rektorit duke e konsideruar akt të paprecedent.
Bujar Leskaj, deputet i PD-së
Kjo është një lëvizje, një vendim i nxituar, thellësisht i gabuar i senatit të Universitetit të Vlorës. Vendim i cili nuk do të kalojë.
Do ta quaja gafë të rëndë, por unë jam optimist që do të rregullohet.
Në këto momente të zhvillimit të arsimit shqiptar unë do të thosha që dy janë problematikat kryesore dhe veçanërisht në Universitetin e Vlorës. Cilësia e studentëve që dalin nga rangu i këtij universiteti dhe e dyta, veprimtaria e këtij universiteti. Emri i Ismail Qemalit nuk përbën problem. Ky është një zhvillim që shkon krejt në të kundërt të zhvillimeve arsimore.
Produkti që ky universitet nxjerr dhe vazhdimi i veprimtarisë kërkimore dhe nga kjo mendoj unë që rektori i universitetit, një figurë e nderuar, u zgjodh dhe u përkrah në zgjedhjet. Detyrat që i shtron koha duhen zgjidhur dhe jo politika. Për këtë rektor dhe senatin e Universitetit të Vlorës ka qenë sfidë ngritja e Universitetit të Vlorës. Në këtë universitet kanë kontribuar një sërë profesorësh.
Prodhimi intelektual i një brezi prej 14 vitesh është një kontribut i të gjithëve. Ky vendim duhet të ishte fryt i një diskutimi të zgjatur me të gjithë aktorët e arsimit të lartë. Nuk mund të merret një vendim me ngritjen e dorës së shtatë senatorëve të këtij universiteti dhe një vendim me orare të jashtëlogjikshme. Një vendim i nxituar, i cili nuk kishte përkrahjen e të gjithëve, pasi ka pasur një oponencë. Kryesorja është që emri i Ismail Qemalit është simbol për ne vlonjateët dhe për të gjithë shqiptarët, është krenari dhe mesazh për të gjitha institucionet që kanë këtë emër.
Senati duhej që këtë vendim t’ia nënshtronte një diskutimi më të gjerë. Rektori dhe senati do të dinë ta korrigjojnë gabimin e tyre dhe do të dinë ta pranojnë me qetësi. Ata do të reflektojnë me qetësi mbi këtë vendim të nxituar që kanë marrë. Në rast se nuk do të kenë këtë vullnet duke kaluar në një vendim tjetër, atëherë kuptohet që do të merren masat përkatëse.
LSI
Përmes një deklarate për shtyp ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI-ja ka shprehur indinjatë në lidhje me heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës. “Ky akt në vetvete përbën një turp kombëtar dhe një veprim shumë të rëndë ndaj njërit prej simboleve më të denja të kombit shqiptar, Ismail Qemalit. Kontributi dhe vlerat patriotike të themeluesit të shtetit shqiptar kanë qenë dhe mbeten bazë për ekzistencën e mbarë kombit tonë”, - bëhet e ditur përmes deklaratës për shtyp.
Askush sot, as rektori i ri i këtij universiteti dhe as 8 pjesëtarët e një senati të përkohshëm dhe për më shumë edhe në një proces votimi të paligjshëm s’mund të lejohen të njollosin kujtesën tonë kombëtare.
Sipas kësaj lëvizjeje politike arsyetimi se hiqet emri nga ky universitet pasi Ismail Qemali nuk ka pasur kontribute në fushën e arsimit dhe nuk ka qene një akademik, provokon thellësisht ndërgjegjen tonë kombëtare. Ismail Qemali nuk i përket Vlorës dhe as vetëm Shqipërisë, por ai është babai dhe simboli i kombit shqiptar.