E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurat trajtuese për gurët në tëmth



Obeziteti dhe diabeti krijon gurë në tëmth

Këshilla praktike për të shmangur krijimin e gurëve

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël.

Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht, njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.

Kur duhet operuar

Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra, është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt, këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda. Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39° - 40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).

Trajtimi

Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë, gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar. Por ka raste që në disa pacientë përdorin dhe rrezet laser. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit, gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.

Vreri dhe yndyrat në zorrë

Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në gjysmën e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë 1 në 100 e raste. Vreri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.

Këshilla për të parandaluar gurët në tëmth:

1 - Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit.

2 - Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.

3 - Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës.

4 - Përdoreni erëzat në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet.

5 - Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.

6 - Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

Çfarë e shton rrezikun e gurëve në tëmth

Është shumë e drejtë të dihet qëndrimi në lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga përdorimi i tyre mund të provokohet një krizë. Kështu, duhen mënjanuar vezët, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastërmaja, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si, kikirikët, bajamet, arrat. Rekomandohen ushqimet organike si, zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të nevojshme janë hudhra dhe vaji i hudhrës, arra e kokosit, lëngu i rrushit, mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.

Ekzaminimi dhe trajtimi i gurëve në tëmth

Gurët e tëmthit zbulohen me ekzaminime të tilla si ultrasonografia (EKO) dhe skaneri. Mjekimet për shkrirjen e gurëve nuk janë shumë të efektshme, por ato mund të jenë të nevojshme për persona që nuk mund të përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale. Për të parandaluar formimin e gurëve në tëmth është e rëndësishme të ruhet një peshë trupore normale, të zbatohet një regjim ushqimor i balancuar dhe të bëhen rregullisht ushtrime fizike. Gjithashtu, është e nevojshme të tregohet kujdes, që të mos humbni apo të shtoni shpejt në peshë. Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2% e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje. Megjithatë, gurët e tëmthit mund të bëhen shkak i një gjendjeje të tillë që njihet si pankreasit.

Gurët në tëmth nuk janë të trashëgueshëm

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha, nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë. si dhe evitimi i gjërave të skuqura. Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Simptomat e shfaqjes së gurëve në tëmth

Tëmthi jep dhimbje zakonisht në hipokondrinë e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve, kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë. Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri. Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore. Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës

Antidepresivët dhe NHL-ja

Sipas ReutersHealth, barnat antidepresive janë të lidhura me paraqitjen e limfomës non-Hodgkin.

Një studim i ri ka treguar se personat të cilët marrin për një kohë të gjatë të ashtuquajturit antidepresivët triciklikë, janë më të rrezikuar për ta fituar sëmundjen e njohur si limfoma non-Hodgkin (NHL).

Ndjekja e pacientëve është bërë për një periudhë të gjatë kohore (nga viti 1989 deri në vitin 2003), ndërsa pas grumbullimit të të dhënave, hulumtuesit e kanë gjetur lidhshmërinë ndërmjet përdorimit të antidepresivëve triciklikë dhe NHL.

Megjithatë, edhe pse numri i personave nën terapi antidepresive te të cilët është zhvilluar NHL-ja ka qenë i vogël, shkencëtarët rekomandojnë që këto barna të mos përdoren në periudha të gjata terapeutike.

Limfoma është një neoplazmë (tumor) i cili paraqitet te limfocitet (një lloj i qelizave të bardha të gjakut). Ekzistojnë tipa të ndryshëm të limfomave, të cilat grumbullohen në grupin e neoplazmave hematologjike.

Depurimi i mëlçisë

Mëlçia është një gjëndër thelbësore e rëndësishme për shëndetin e organizmit tonë. Ka funksione të ndryshme dhe është e thelbësore për një funksionim të mirë fiziologjik të aktivitetit të saj si depurimi, veprimi si filtër për toksina që thithen nga stomaku ose që prodhohen nga organizmi gjatë metabolizmit normal. Nëse prodhimi i toksinave rezulton i tepruar, për shkak të një regjimi ushqimor të papërshtatshëm, konsumimit të tepruar të ilaçeve, alkoolit, kafes ose pirjes se cigareve, veprimi detosifikues i mëlçisë rezulton të jetë i mbingarkuar. Edhe stresi gjatë punës, shqetësimet emocionale nga ankthi, zemërimi mund të shkaktojnë një rritje të prodhimit të toksinave.

Në këto raste, sidomos në ndërrim stine, mund të jetë e dobishme një periudhë depurimi e bazuar mbi ushqimin e shëndetshëm me konsumim frutash, zarzavatesh e drithërash dhe marrja e lëngjeve.

Disa rregullime mund të favorizojnë depurimin duke stimuluar funksionimin e mëlçisë: Myrica cerifera është e dobishme kur në mes simptomave të aktivitetit të ulët të mëlçisë mbizotëron dhimbja e kokës, përkeqësimi në mëngjes dhe shoqërimi i rrathëve që varen poshtë syve bashk me një zverdhje të gjuhës. Ka asteni, dhimbje muskulore, mbi të gjitha të këmbeve, me urinën e errët, dhimbje në pjesën e djathtë nën brinjë, oreks të pakët dhe një gjumë të shqetësuar. Cardus marianus ka një veprim specifik në nivel biliaresh dhe është i përdorur shumë dhe në fitoterapi. Janë të pranishme verdhëza ose paraverdheza, njolla të errëta në lëkurë, marrje mendsh, lodhje në tretjen e ushqimit, me dhimbje në nënkrahun e majtë. Dhe akoma simptomat e diarresë ose të kokërrzimit të feceve të thata të përjashtuara me vështirësi. Përdoret Leptandra në rast të rritjes së vëllimit të mëlçisë, sidomos në rast të dhjamosjes së mëlçisë (steaosi epatica), e dhimbshme gjatë prekjes, me pagjumësi dhe cefalea me dhimbje të fuqishme në nivel frontal, diarre dhe gjakderdhje nga hemorroidet.

E dobishme edhe Taraxacumi kur gjuha është si një “letër gjeografike”, me shijen e hidhur në gojë, mëlçia e fryrë dhe e fortë gjatë prekjes. Nëse problemi përfshin edhe pankreasin, duhet të mendohet për Chionanthus virginica, i rekomanduar për shqetësimet e gjumit, dhimbjet e mëlçisë me ndjenjën e rëndesës, etjes dhe lodhjes së tepruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›