E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat shkollorë dalin në shitje në gusht

Brizida Gjikondi Sekreatre Politike e LSI për Qarkun Vlorë në një prononcim për mediat shpreh indinjatën e thellë të LSI në lidhje me heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës.

Ndryshon mënyra e blerjes së librave shkollorë

MASH-i, prindërve: Ruajini faturat e librave

Duke filluar nga muaji gusht, librat shkollorë do të jenë në shitje në libraritë pranë shkollave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se janë bërë ndryshime në mënyrën e shpërndarjes së librave për shkollat fillore nëntëvjeçare deri tek ato parauniversitare. Këtë vit prindër dhe nxënës do të mund të pajisen me librat shkollorë që në muajin gusht.

Ndryshimi

Do të rritet numri i librarive ku çdo prind të mund të drejtohet për të blerë librat.

Drejtori i Bordit të Miratimit të Teksteve (BOMIT) pranë MASH-it, z. Agim Duka, tha në një deklaratë për mediat: “Pas përfundimit të përzgjedhjes së librave shkollorë dhe realizimit të shtypjes së librave nga botuesit përkatës, librat shkollorë do të jenë në pikat e shitjes pranë shkollave dhe në librari që në muajin gusht”.

Ndërkohë që në të gjitha shkollat do të afishohet njoftimi për pikat e shitjes, lista e librave shkollore dhe botuesit e tyre.

Gjithashtu, këshillohet që të gjithë prindërit dhe nxënësit të blejnë librat shkollorë duke filluar që nga muaji gusht për të evituar radhët në pikat e shitjes.

Prindërit dhe nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar duhet të tërheqin pas blerjes së librave faturën tatimore që të mund të marrin kompensimin për librat që do të blejnë.

Një nga efektet pozitive të reformës së altertekstit ka qenë shtimi i numrit të librarive në të gjithë vendin, madje edhe në zona ku nuk ka pasur deri më sot, të cilat do të ofrojnë këtë shërbim të librit edhe pas sezonit të shitjes së librave shkollore.

Prindërit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vitin e kaluar nuk shpërndau paketën e plotë të librave nëpër shkolla, çka shkaktoi kaos dhe radhë të gjatë nëpër dyert e librarive.

Deri në orët e vona të mesnatës prindër dhe nxënës qëndronin në radhë para dyerve të librarive për të blerë librat shkollorë. Blerja e tyre ishte bërë si një maratonë, ku çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje prindërit duhet të mbanin radhën për të siguruar librat e fëmijëve të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›