Sot afishohen rezultatet e provimeve me zgjedhje
Rreth 32 mijë maturantë pjesëmarrës në provimet me zgjedhje do të zbulojnë përgjatë ditës së sotme rezultatin e arritur në këto provime.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve pritet të nisë procesi i përllogaritjes së pesë komponentëve të Maturës, ndërsa listimi i fituesve për të vazhduar studimet e larta, në bazë të kuotave të pranimit, do të publikohet gjatë fillimit të muajit shtator.
Regjistrimet e kandidatëve për studentë në universitetet e vendit do të kryhen në shtator, bazuar në parimin Meritë-Preferencë (MeP). Ky proces do të zhvillohet me dy faza, me regjistrimin paraprak dhe përfundimtar.