Tregtarët mbyllin dyqanet në tregun e Kombinatit
Shkrumbimi i dyqaneve dy muaj më parë si pasojë e një shkëndije fishekzjarresh nxjerr në protestë tregtarët në zonën e Kombinatit. Ata po fillojnë të mbyllin qepenat sepse biznesi i tyre po falimenton. Dëmet e shkatuar nga zjarri, mos përfitmi i dëmshpërblimeve dhe vjelja e taksave vjetore i ka detyruar ata të kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë. Albert Sela, njëri prej tregtarëve thotë se këto dyqane janë rindërtuar nga vetë tregtarët dhe sot janë të zhytur në borxh.
Tregtarët e zonës së Kombinatit i kanë kërkuar bashkisë së Tiranës heqjen e taksës vendore për një vit.
Vendimi i marrë nga këta tregtaë është dalja e në proteste më të madhe deri në mbylljen e tregut të madh industrial në Kombinat.