Pacientët me sëmundje malinje mund të trajtohen në QSUT

Janë rreth 100 pacientë të diagnostikuar me gjendra tiroide dhe sëmundje malinje që presin të marrin trajtimin në qëndrën spitalore “Nënë Tereza”. Me vendosjen e aparaturave dhe shtimin e dy dhomave të veçanta të jodizimit, këta pacientë mund të kurohen në QSUT.
Mjeku endokrinolog Arben Dhino thotë se incidenca e kancerve endokrineve dhe e sëmundjeve malinje është 1 në 9000 banorë ndërkohë që trajtimi i tanishëm me jodio 131 e provuar do të rrisë jetëgjatësinë e pacientëve.
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka qënë i pranishëm në inagurimin e apartuarave për trajtimin e të sëmurëve. Me këtë mënyrë, gama kamera bënë diagnositkimmin dhe trajtimin këtyre patologjive të rënda pa qënë nevoja për ndëryrje kirugjikale.