E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kumbaro kerkon perjashtimin e trupit gjykues

Tirane-Pas lirimit nga gjykata e Londres, avokatet e Ilir Kumbaros, kerkojne perjashtimin nga gjykimi te trupes gjykuese, te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi. Sipas avokateve, ka papajtueshmeri ligjore pasi e njejta trup ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg" per Kumbaron. Avokatet kerkojne caktim te nje trupe tjeter gjyqesore per dosjen. Nje jave pasi Gjykata e Larte e kishte shuar masen e sigurise "arrestit me burg", trupa e Gjykates se Krimeve te Renda me kerkese te prokurorit, vendosi "arrest me burg" per Ilir Kumbaron. Edhe vete kryetari i gjykates, kerkoi doreheqjen e trupes nga ceshtja, por Apeli i Krimeve te Renda nuk e pranoi, duke e argumentuar se eshte normale qe i njejti gjyqtar qe kryen masen, te beje edhe procesin. Pritet qe gjykata te shprehet te marten e ardhshme per kete kerkese te mbrojtjes. Ish-oficeri i SHIK-ut, Ilir Kumbaro eshte njeri prej te akuzuarve per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›