Nje i ri grek publikon ne Facebook, foto nudo te nje studenteje shqiptare
Athine-Facebook-u ka sherbyer jo vetem per lidhje me njerezit per te cilin eshte krijuar, por edhe per te denigruar persona te padeshiruar. Nje i ri grek eshte bere iniciator i nje ngjarje te turpshme dhe te ulet ndaj nje studenteje shqiptare. Ai ka hapur dhe me pas publikuar ne Facebook, sajtin me te populluar, foto nudo te montuara ne menyre te paturpshme, ndaj studentes se Universitetit Shteteror te Athines. Vajza e cila ka rene pre e ketij veprimi, ka bere denoncim ne policine e Athines. Ajo ka treguar se persona te cilet ende mbeten te panjohur, kane krijuar nje faqe-profil per te ne Facebook, ku kane publikuar foto te turpshme, njera prej te cilave foto lakuriq e 19-vjecares. Ne kete profil i hapur per te gjithe, ishin vendosur ne te vertete foto erotike te montuara, qe ulnin shume figuren e vajzes shqiptare. Autoret i kane kerkuar vajzes qe te beje foto te saj lakuriq dhe poza ne qendrime seksi dhe t'ua dergoje permes MSN Mesenger, duke e kercenuar se nese nuk ia kalonte ato foto, ne profilin e ndertuar me emrin e saj ne Facebook, do te dilnin foto te tjera me te turpshme. Policia ka mundur te arrestoje dje 19-vjecarin grek, i cili rezultoi se ishte i perfshire ne kete ngjarje, i cili e ka pranuar kete veprim. Nga kontrolli i ushtruar ne shtepine e tij, policia ka gjetur fotografi te vajzes dhe foto te tjera, me permbajtje pornografike. Nderkohe dyshime ka dhe per nje 20-vjecar shqiptar, i cili dyshohet se eshte i perfshire ne ngjarje.