Tritol shtylles se tensionit te larte
Tirane-Shtyllat e tensionit te larte, behen serish objekt i goditjes nga persona keqberes. Nje sasi lende eksplozivi eshte vendosur mbremjen e se henes nga persona te panjohur, ne nje nga shtyllat e linjes se tensionit te larte 220 kilovolt, i linjes Koman-Elbasan, qe ndodhet ne fshatin Preze te Tiranes. Si pasoje e shperthimit eshte demtuar rende nje pjese e shtylles, e gjate rreth 8 metra, por fatmiresisht nuk eshte rrezuar. Eksperte te Policise se Tiranes dhe te skuadres se Antiterrorit, kane mberritur ne vendngjarje dhe kane nisur veprimet procedurale. Nga shperthimi nuk ka te lenduar ne njerez, por jane thyer xhamat e disa banesave ne zonen perreth. Shperthimi ka qene aq i fuqishem sa eshte degjuar deri ne Fushe-Kruje. Sipas policise, sasia e lendes eksplozive ka qene e llojit tritol. Operatori i Sistemit te Shperndarjes, informoi se shperthimi ndodhi rreth ores 22.00 te mbremjes se te henes. Kjo linje eshte shume e rendesishme per lidhjen e burimeve energjitike ne Veriperendim te vendit me pjesen tjeter. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar autoret e ketij veprimi. Disa persona, banore te zones mesohet se jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje ne lidhje me shperthimin. Rrezimi i kesaj shtylle mund te krijonte nje defekt shume te rende ne rrjetin e shperndarjes se energjise, per shume zona te vendit, pasi kjo linje mberrinte direkt nga Komani dhe ishte me mjaft rendesi per gjithe zonen e Shqiperise Qendrore.
Por sipas informacioneve, kjo nuk do ndikoje ne furnizimin me energji elektrike te zonave qe furnizohen nga linja Koman-Elbasan. Ekipet e emergjences kane shkuar me urgjence dhe kane punuar me ore te tera, per te riparuar demin e shkaktuar nga eksplozivi. Mesohet se shperthimi nuk ka ndodhur direkt ne toke, por ne nje lartesi prej 8 metra. Ende nuk eshte percaktuar shkaku i kesaj ngjarje. Policia po heton per nje akt me motive pronesie ose nje veper me qellime te tjera ende te pa qarta. Vendosja e sasise se eksplozivit ne shtyllat e tensionit te larte, sjell ne vemendje raste te tilla te shume viteve me pare, kryesisht te ndodhura ne zonat veriore Kukes dhe Tropoje, qe ne te shumten e rasteve kane qene per motive pronesie.