E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë

Republika e Maqedonisë nga pavarësimi e deri në ditët e stome, kontekstin historik të papajtueshmërisë, dallimet midis popujve ballkanikë, i zëvendësoi me politika të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat mbështeten në interesat e përbashkëta dhe zhvillimin rajonal. kështu ka deklaruar presidenti maqedonas George Ivanov në fjalimin e mbajtur në Konferencën e sigurisë në Munih. gjatë fjalimit të tij, ai u përqendrua në kontestin e imponuar për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Greqisë. Ai përkujtoi se Greqia kontestin me emrin tërësisht në mënyrë të paarsyshme, madje edhe absurde e prezantoi si problem sigurie". "Ata, edhe atëherë, e sollën në hamendje opinionin ndërkombëtar. Ndërsa gjoja argumentet e fqinjit tonë në këtë kontekst ishin se kemi pretendime territoriale. Edhe pse ishin të pabaza këto pohime, Republika e Maqedonisë, e ndryshoi Kushtetutën që edhe formalisht të dëshmojë se nuk ka pretendime territoriale, madje edhe e ndërroi emrin e saj shtetëror. Me këtë veprim, Republika e Maqedonisë bëri hapa konkret, të cilat nuk jam i sigurt se dikush tjetër në bashkësinë ndërkombëtare do t'i bënte", tha presidenti i Maqedonisë. Ai theksoi se në vitin 1995 dy vendet nënshkruan marrëveshje kohore , çka çoi më pas në normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, edhe krahas konstruktivitetit dhe iniciativitetin e Maqedonisë për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, tërësisht në kundërshtim me obligimet e Marrëveshjes kohore, Republika e Greqisë e ndaloi hyrjen në NATO të Maqedonisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›