E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulmi i sezonit turistik, shpërthim eksplozivi në qendër të Sarandës

SARANDË- Një shpërthim i fortë eksplozivi është dëgjuar në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit të Sarandës.
Sipas burimeve nga Saranda shpërthimi është ndjerë rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, por ende nuk ka të dhëna për ngjarjen.
Policia ka shkuar në vendin e shpërthimit dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet që lënda shpërthyese të ketë qenë tritol.
Ajo ishte vendosur në katin e 5-të të një pallati 6-katësh dhe nuk dihet ende se cilën banesë ka pasur për synim.
Ajo që dihet me siguri është që shpërthimi është ndjerë në gjithë qytetin, pasi ka qenë i fuqishëm.
Ngjarja ndodh në kulmin e sezonit turistik, ku Saranda është tej populluar nga turistë vendas e të huaj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›