E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, 4 të vdekur si pasojë e aksidenteve nga orteqet

GRENOBLË- Dy alpinistë italianë të moshave 37 dhe 41 vjeç kanë mbetur të vdekur si pasojë e një orteku, në një lartësi prej 4 200 metra, në Francë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Për më tepër, dy alpinistë francezë, një burrë dhe një grua, rreth 50 vjeç humbën jetën gjithashtu sot, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash.
Orteku shkaktoi gjithashtu një viktimë tjetër, një shtetas italian, i cili u plagos rëndë.
"Ai u shtrua në një spital në Annecy, në juglindje të vendit", theksuan burimet zyrtare franceze.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›