Reagon BSPSH Greva e minatoreve te Bulqizes eshte e pakuptimte
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura u dërgon thirrje minatorëve që të ndërpresin grevën, pasi ajo po bëhet vetëm për interesa politike të sindikatës, që i përfaqëson.
Sipas kreut të këtij Bashkimi, Gëzim Kalaja, minatorët duhet të pranojnë kushtet e e ofruara dhe t’i kthehen punës.
Bashkimi i Sindikatave Shqiptare deklaron se greva e minatorëve është e pakuptimtë dhe se po bëhet vetëm për interesa meskine dhe politike të sindikatës, që i përfaqëson.
Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja, minatorët duhet të dalin nga greva dhe të pranojnë marrëveshjen e ofruar nga kompania ACR.
Sipas zotit Kalaja, vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është e gatshme të ndihmojë minatorët, për të arritur në një marrëveshje të duhur mes palëve.
Një ditë më parë, Gjykata e Bulqizës pranoi kërkesën e ministrisë së Ekonomisë për të nxjerrë nga greva minatorët.
Menjëherë pas kësaj, kompania ACR ofroi marrëveshje në formë drafti, ku plotësonte kushtet e minatorëve grevistë si: rritja e pagës 20 për qind, përmirësimi i kushteve të punës.
Deri tani, nuk është rënë dakord për të nënshkruar këtë marrëveshje.