Permbarimi i gjykates se Dibres drejt minieres se Bulqizes per te nxjerre grevistet
Update - Përmbarimi i gjykatës së Dibrës ka vendosur sot të zbatojë vendimin e marrë prej kësaj gjykate për nxjerrjen e minatorëve grevistë nga mjediset e galerisë ku ata janë ngujuar prej 26 ditësh.
Punonjës të zyrës së përmbarimit kanë shkuar sot në drekë në dyert e minierës dhe tentuan të hyjnë në galeri për t’u komunikuar grevistëve vendimin e gjykatës.
Po ata nuk janë lejuar nga minatorë të tjerë të Bulqizës dhe familjarë të tyre, që në hyrje të minierës.
Këta të fundit u kanë thënë punonjësve të përmbarimit se ata vetë janë përfaqësues të grevisteve, prandaj duhet t’ua komunikojnë atyre çdo vendim.
Greva vijon, ndonëse kompania ACR thotë se ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve.
“Megjithatë miniera vazhdon të mbahet peng nga një grup i vogël njerëzish të drejtuar nga Kol Nikolla”, - thuhet në një komunikate të ACR dhe po ashtu u kërkohet minatorëve te respektojnë vendimin e gjykatës duke liruar ambientet e minierës.
Por Këshilli i minatorëve të grevës në Bulqizë vendosi sot të vijojë protestën dhe të refuzojë propozimin e kompanisë koncesionare ACR.
Minatorët do vijojnë protestën ndërkohë që grevistët nën tokë kanë bllokuar ashensorin nga frika se mos policia i nxjerr me forcë prej andej pas vendimit të gjykatës së Peshkopisë.
Minatorët deklarohen se do të vazhdojnë protestat e tyre me çdo lloj mënyre deri në plotësimin e kërkesave.