Vdes 40-vjecari goditet me thike

Vrasja ka ardhur pas nje sherri per motive te dobeta ku autori i kesaj ngjarjeje ka nxjerre thiken duke goditur dy persona nga te cilet njeri prej tyre ka humbur jeten dhe nje tjeter ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende.
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ku nje 32-vjecar i ka marre jeten nje 40-vjecari dhe duke lene te plagosur nje te trete. Pas nje konflikti midis tre personave ne zonen e Laprakes njeri prej tyre ka humbur jeten nga goditja me thike dhe nje tjeter ka mbetur i plagosur nga goditja e po se njejtes thike. Nderkohe qe burime nga policia bejne me dije se eshte arrestuar edhe autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje. Ferat Skataj 32 vjec eshte personi i dyshuar se ka goditur me thike dy persona njerin prej te cileve e ka lene te vdekur ne vend. Petrit Mataj 40 vjec eshte viktima e nje sherri qe ka ndodhur pasditen e djeshme ne zonen e njohur si kompleksi Malajziani. Gjithcka ka ndodhur ne pak momente kur pas nje konfrontimi fizik midis viktimes dhe Dritan Muratit kunder Ferat Skatajt ka ardhur edhe goditja me mjetin e mprehte qe i ka marre jeten Matajt. Nderkohe qe Murati ka mbetur i plagosur rende dhe eshte nisur per ne Spitalin Ushtarak ku ndodhet ne gjendje te rende. Menjehere pas kryerjes se krimit autori eshte larguar nga vendngjarja ne menyre qe tu shpetoje prangave te policise. Por me sa duket ai nuk ka mundur qe te arratiset per shume kohe pasi eshte bere i mundur arrestimi i Ferat Skatajt si autor i kesaj ngjarjeje ne Kamez pak ore pas kryerjes se vrasjes se 40-vjecarit Mataj dhe plagosjes se Muratit. I menjehershem ka qene edhe reagimi i policise e cila pas sinjalizimit per kete ngjarje te rende eshte vene urgjentisht ne mobilizim per te bere te mundur zbulimin dhe kapjen e autorit te kesaj ngjarjeje ne te cilen ka humbur jeten nje person dhe nje tjeter eshte shtruar ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ku po lufton me vdekjen. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke filluar edhe procedurat perkatese per te bere edhe zbulimin e kesaj ngjarjeje. Burime nga policia bejne me dije se gjate hetimeve jane zbuluar edhe detajet e krimit te ndodhur. Sipas policise nga hetimet e bera deri tani rezulton se vrasja ka ndodhur pas nje grindjeje per motive banale ne nje nga lokalet e zones kur 32-vjecari Ferat Skataj ka nxjerre nje thike dhe ka goditur fillimisht 40-vjecarin Petrit Mataj duke e lene te vdekur e me pas po te njejten thike e ka ngulur ne trupin e Dritan Muratit i cili u transportua menjehere ne spital me plage te renda. Burime nga policia bejne me dije se pas marrjes ne pyetje te Skatajt eshte vertetuar se ai eshte autor i ngjarjes. Materialet hetimore per kete ngjarje te rende i kane kaluar Prokurorise se Tiranes nga ku do te behen edhe hetimet e metejshme qe do te cojne ne zbardhjen e ngjarjes.