E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashte dite permbytje asnje krim ne Shkoder

Pavaresisht faktit se deri me tani nuk ka pasur asnje vjedhje apo ndonje tentative per te grabitur banesat e braktisura nga familjaret e evakuuar nga zonat e permbytura Policia e Shtetit eshte angazhuar plotesisht duke marre masat per te bere garantimin e sigurise publike ne zonat qe ndodhen te mbuluara nga uji permbytura ku flitet se disa nga banoret jane ngujuar neper banesat e tyre nga frika se mos u grabisin shtepite. Gjithashtu me qellim per tu ardhur ne ndihme te gjithe qytetareve ne nevoje nga strukturat e policise krahas numrave pa pagese 129 dhe 126 jane vene ne dispozicion edhe 10 numra te tjere telefonike permes te cileve ata mund te kerkojne ndihmen e sherbimeve policore. Ne deklaraten e Policise se Shtetit thuhet Vlen te theksohet fakti se gjate kesaj periudhe nuk jane evidentuar probleme apo ngjarje per sa i perket sigurise publike apo kriminalitetit jo vetem ne zonat e permbytura por ne te gjithe juridiksionin e qarkut Shkoder. Krahas angazhimit maksimal per perballimin dhe menaxhimin e kesaj situate nga Policia e Shtetit jane marre masa per perforcimin e sherbimeve policore ne te gjithe qarkun me qellim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit. Ne qarkun e Shkodres jane vendosur 650 forca policore te cilat do te jene ne sherbim 24 ore ne te gjitha zonat e permbytura te cilat tashme jane te atashuara prane komunave dhe ne fshatrat me problematike.

Per te shmangur edhe ndonje aksident te mundshem qe mund te bllokoje rruget sherbime te panderprera policie jane vendosur edhe ne te gjitha akset rrugore problematike me qellimin drejtimin e levizjes se automjeteve dhe moslejimin e kalimit te tyre ne zonat e rrezikut. Nderkohe nga sherbimet e Policise se Shtetit eshte realizuar gjithashtu edhe shoqerimi i autokolonave me ndihma ushqimore per banoret te cilet gjenden ne zonat e permbytura.

Ne vazhdimesi nga strukturat e Policise se Shtetit eshte mbajtur kontakt me efektivat e angazhuara me sherbim ne zonat e permbytura Zyren e Koordinimit Policor prane Shtabit te Emergjencave te ngritur prane Prefektures dhe Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut per te marre informacion per situaten dhe nevojat e banoreve ne keto zona duke bashkepunuar me Shtabin e Emergjences per zgjidhjen e problemeve.

Strukturat e Policise se Shtetit do te vazhdojne te jene ne gatishmeri te plote dhe do te ndjekin ne vijimesi situaten duke marre te gjitha masat e nevojshme jo vetem per tu ardhur ne ndihme te gjithe banoreve te zonave te permbytura por edhe per garantimin e sigurise publike ne te gjithe territorin e qarkut. Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane marre ne ruajtje gjithashtu 3 argjinatura ne komunen Velipoje bendin e Malit te Jushit ne komunen Bushat stacionin e pompave ne fshatin Trush stacionin qendror te pompave ne fshatin Dobrac si dhe depon qendrore te ujit ne Tepe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›