E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Kutite e votimit, te hapen nga ekspertet

Ish- kryetari i KQZ, Kristaq Kume i jep nje zgjidhje perplasjes me te fundit politike. Rruga e vetme dhe me pak e kontestueshme sipas tij, per ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit, eshte qe drejtimin e tij te mos ta kete politika. Zbardhja e shkeljeve te pretenduara qe permbajne kutite e dites se zgjedhjeve, sipas ish-numrit 1 te KQZ duhet te behet nga nje grup ekspertesh zgjedhor te pavarur. "Ne menyre fare te rastit, ne magazinat ku ruhen kutite te zgjedhin per shembull 100 kuti, te verifikojne cfare permbajne keto kuti; pra te numerohen votat dhe te shikohet se si keto vota te numeruara jane zbardhur ne procesverbale dhe ne rast se do te gjendet mosperputhje midis faktit te fleteve te votimit dhe asaj se cfare eshte shkruar ne procesverbal, menjehere te fillojne proceset e penalizimit, te atyre qe e kane bere kete veprim abuziv ndaj ligjit", tha Kume. Lidhur me debatin nese duhet te digjen ose jo fletet e votimit nga KQZ, Kume thote se KQZ eshte ne te drejten e saj, por nje veprim i tille do ta kthente ne shenjester te sulmeve politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›