Meta, me ministrat e Jashtem te SEECP: Shqiperia, progres
Zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta mori pjese ne dje Takimin Informal te Ministrave te Jashtem te Procesit i Bashkepunimit te Evropes Juglindore, SEECP, te organizuar nga ministri i Jashtem turk Ahmet Davutoglu, njekohesisht President i radhes se kesaj nisme te rendesishme rajonale. Gjate fjales se tij, Meta nenvizoi rolin e spikatur te Shqiperise ,si nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon, dimensionin e saj te ri, si nje vend anetar i NATO-s dhe me nje perspektive te qarte drejt integrimit evropian. Po keshtu Meta theksoi se pas pavaresise se Kosoves, rajoni eshte pasuruar me vlera demokratike dhe standarde te reja te sigurise. Pervec fjales se mbajtur ne seancen plenare, Meta do te zhvilloje edhe nje sere takimesh bilaterale me homologet nga rajoni dhe ata evropian.