E Diel, 1 Nëntor 2026

"Opozita ne Kuvend, do te kete shumicen ne Komision"

Fatjona Mejdini

Vetem nje dite pas deklarates se kryesocialistit Rama, ne nje emision televiziv ne lidhje me kthimin ne Kuvend, nese lejohej opozita te kishte shumicen ne komisionin e hetimit parlamentar te zgjedhjeve, ka qene kryeministri Berisha, ai i cili ka bere leshimin e radhes. "Ftoj opoziten te rikthehet ne Kuvend dhe te kete shumicen ne Komisionin Hetimor per zgjedhjet", ka qene premtimi qe beri dje ne nje konference per shtyp, kryeministri Sali Berisha, duke plotesuar edhe nje nga kushtet e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per rikthimin e opozites ne Parlament. "Ajo cka une kam ofruar dhe ofroj, eshte pikurish kjo: Qe per te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ne raport, ftoj opoziten te vije ne Kuvend, te kete shumice ne Komision dhe te percaktoje frymen dhe germen e tyre, ne ligje", theksoi Berisha mesditen e djeshme. Por ne menyre te qarte kreu i qeverise theksoi se kutite e votimit, nuk mund te hapeshin ne Kuvend. Sipas Berishes, ai nuk mund te shkelte ligjet e shtetit, per te plotesuar kerkesa te pavend te opozites. "Jam percaktuar dhe percaktohem te bej, absolutisht, cdo leshim qe nuk cenon ligjet e vendit. Por, ne qofte se bejme kompromise per t'i vene "kazmen" shtetit ligjor, eshte gjeja me e rende qe mund te bej. Ne i leme shumicen, madje ia paraqesim ne kerkesen, por jo per te thyer vendimin e gjykatave", deklaroi kryeministri. Ne kete kuader ai e ftoi opoziten dhe kryetarin e PS-se, Edi Rama, qe t'i drejtonin prokurorise kerkesat e tyre. Sipas Berishes, pushteti ekzekutiv nuk mund te ngaterrohej me ate gjyqesor dhe per pasoje, nuk mund te plotesonte pretendimet e Rames. "Politika ben ligje per te reformuar pushtetin gjyqesor, por me tutje nuk shkon. Ndaj, te shkoje ne prokurori, t'i paraqese te gjitha ceshtjet atje dhe prokuroria ka tagrin te marre te gjitha vendimet e duhura", theksoi Berisha. Duke shtuar se kjo ceshtje mund te merrej ne shqyrtim nga prokurorite e rretheve, ose nga Prokuroria e Pergjithshme. Sipas Berishes, opozita ne prokurori mund te conte edhe ceshtjet e tjera qe ngrinte si kushte per futjen ne Parlament. Nisur nga fakti se sot opozita do te zhvilloje protesta ne shesh, ne lidhje me akuzat e saj per manipulimin e zgjedhjeve, Berisha theksoi se kjo nuk eshte rruga per zgjidhjen e problemeve. Sipas tij, opozita ne keto momente te rendesishme per vendin, duhet qe te shprehe vullnetin e saj per ceshtjen e liberalizimit te vizave te shqiptareve. "Une gjykoj se interesi i opozites, ne mendimin tim me te mire, eshte qe te jape kontributin e vet ne keto kohera, per proceset e medha qe jane para shqiptareve, vecanerisht ai per levizjen e lire", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky eshte nje shans i cili ne histori vjen vetem nje here. Kryeministri theksoi se opozita nuk kishte pse te ngrinte pikepyetje, nese shqiptaret e meritonin apo jo levizjen e lire, ajo thjesht duhet te behej pjese e ketij procesi te rendesishem, duke dhene kontributin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›