Te perndjekurit: Parate, ka vonesa
Rozeta Rapushi
Te perndjekurit politike jane te pakenaqur ndaj vonesave ne ndarjen e fondit te buxhetit te shtetit, per demshperblimin e tyre si dhe procedurat qe ndiqen per marrjen e parave. Kryetari i Institucionit te Integrimit te ish te perndjekurve politike, Simon Miraka, tha dje se nga 23 mije ish te denuar politike, deri me sot vetem kater mije, kane mundur te marrin nje fond nga demshperblimi. Pjesa tjeter sipas tij, qe eshte nje numer i konsiderueshem prej 19 mije personash, ende nuk kane marre asnje qindarke nga shteti si demshperblim. "Procedurat per demshperblimin e ish te perndjekurve politike, po vijojne. Dhe duhet pranuar se qeveria po ben nje pune te konsiderueshme per kete proces. Por vonesa ka", u shpreh Miraka. Sipas tij, nje nder shkaqet kryesore te zvarritjes se dhenies se demshperblimit, eshte edhe procedura e dorezimit dhe shqyrtimit te dosjeve me dokumente te ish te perndjekurve politike, qe depozitohen per te perfituar demshperblimin. Procedurat e ndjekura per aplikimin dhe shqyrtimi i tyre, sipas Mirakes, shkaktojne vonesa. Sipas te dhenave te Ministrise se Drejtesise, per te perfituar demshperblimin, ish te denuarit politike duhet te plotesojne formularet e vetedeklarimit, ku mund t'i gjejne tek ky institucion. Me dorezimin e dosjes, ata njoftohen nese kane mangesi dokumentesh apo jo. Per te mos pasur probleme, ish te denuarit politike, duhet te shenojne numrin e aplikim qe eshte numri korrespondues i dosjes dhe me pas ta dorezojne ne Ministri. Nga ana tjeter, Miraka, vuri theksin edhe ne faktin se kjo pjese e kesaj shtrese, ende sot e kesaj dite, e ka te veshtire qe te integrohet ne shoqeri. Sipas tij, ish te perndjekurit politike kane shume probleme, nder te cilet kryeson arsimimi. Lista e pare e perfituesve u miratua nga Keshilli i Ministrave ne 30 dhjetor te vitit qe shkoi, ne te kishte rreth 1.400 perfitues te demshperblimit financiar. Me ndryshimet ligjore, te bera pak jave para mbylljes se Kuvendit, ish te denuarit politike, kane mundesi qe te aplikojne per te kerkuar demshperblim, deri ne fund te muajit korrik te ketij viti. Ndryshimet ligjore, mundesuan qe te zgjerohet rrethi i perfituesve, duke lejuar qe demshperblimin per ish te denuarit ta marrin edhe mbesat apo niperit, ne rast se nuk ndodhen gjalle pjesetare me te afert te familjes. Po keshtu, perftime marrin edhe ata familjare te te gjithe te denuarve pa gjyqe. Nderkohe qe per kete kategori, ne ndryshimet qe iu bene buxhetit te shtetit per kete vit, rreth dy jave me pare ne Kuvend, u shtua nje fond prej 10 milione eurosh, qe do te shkoje per demshperblimin e ish te denuarve politike. Eshte hera e pare nje shume e tille, aprovohet si fond demshperblimi per kete kategori, ne buxhetin e shtetit.