Mitingu, bllokohet bulevardi "Deshmoret e Kombit"
Policia e Tiranes, njofton se ka marre te gjitha masat, per zhvillimin sot pasdite te mitingut te Partise Socialiste. Dhjetera forca policie do te angazhohen per mbarevajtjen e ketij mitingu, i pari i ketij lloji pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare nga ana e opozites socialiste. Ne nje njoftim zyrtar te policise, thuhet se ky ishte nje tubim i paralajmeruar i ketij subjekti politik. Ndaj Drejtoria e Policise e Qarkut Tirane, ka marre te gjitha masat per sigurimin e rendit dhe te qetesise publike, si dhe zhvillimin normal te ketij tubimi. Partia Socialiste ka lajmeruar se mitingu do te zhvillohet ne oren 17.00, perballe godines se Kryeministrise. Policia njofton nga ana e saj, se duke filluar nga ora 16.00 deri ne perfundim te aktivitetit, do te merren masat per bllokimin e segmentit rrugor pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" deri tek sheshi "Nene Tereza". Policia kerkon mirekuptimin e qytetareve qe ne kete hark kohor, te shmangin qarkullimin me mjetet e tyre ne kete segment rrugor. Te gjitha levizjet ne drejtim te qendres se Tiranes, do te kryhen nepermjet segmenteve te tjera te kryeqytetit.