E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problem funksionimi me 4 anëtarë, tentativë për ta bllokuar

08-08-2013 / Gazeta 55

Kristaq Kume analizon punën e KQZ

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, mendon se problemi me i madh qe shoqëroi punën e institucionit zgjedhor ishte funksionimi i tij me vetëm 4 anëtarë. Trupa zgjedhore sipas tij u cungua pas ndërhyrjeve të forta politike, ndërsa anëtarët ju nënshtruan vullnetit partiake, duke e reflektuar këtë edhe në vendimet e tyre. “Vazhdoj të mbetet ky institucion target dhe pre e presionit politik, të cilën anëtarët e këtij komisioni nuk arritën ta suportonin si të tillë. Në vendimmarrjet e këtij komisioni, veçanërisht në vendimmarrjet që kanë dashur shumicën e cilësuar është shfaqur dukshëm sjellja jo në funksion dhe vetëm të asaj që kërkonte ligji, por shtuar kësaj dhe interesit politik, të forcës politike që i kishte dërguar në këtë institucion anëtarët përkatës të KQZ”- thotë ai. Sipas ish-kryetarit të KQZ rinumërimi në Lezhë reflektoi një tjetër problem: atë të politizimit edhe të administratës zgjedhore. Mosrespektimi i ligjit që parashikon për këtë pjesë ndëshkime edhe me burg, bën që një fenomen i tillë të jetë prezent në të gjitha zgjedhjet. Por ndërsa fajtorja kryesore mbetet politika, cila do të ishte zgjidhja për këto probleme? Sipas Kumes do të ishte, krijimi i një administrate dhe KQZ-je mbi bazën e meritës dhe konkurseve jashtë politikës”.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›