E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati Bujqesia vetem 9 euro per fryme

/ /

Partia Socialiste akuzon qeverine se po le ne balte bujqesine dhe fshatin shqiptar. Duke iu referuar shifrave te buxhetit per vitin e ardhshem Sekretari i Keshillit Ekonomik ne PS Ervin Bushati tha se vetem 9 euro per fryme do ti takoje fshatit. Qeveria le ne balte bujqesine dhe fshatin edhe ne vitin e ardhshem. Zbatohet i njejti skenar harrese me fondet dhe investimet ne bujqesi duke i lene investime banoreve ne fshat me pak se 9 euro per fryme per vitin 2011 ne buxhetin e krizes tha Bushati. Ai u shpreh se e ardhmja e fshatit eshte e zymte ne nje kohe kur perfiton vetem 0.51 te GDP-se. E ardhmja ne fushen e bujqesise duket e erret pa nje strategji te plote dhe efikase se si mund te nxirret nga gjendja ne te cilen ajo ndodhet. Bujqesia shnderrohet ne prioritet per shtetin vetem ne prag zgjedhjesh. Fshati nuk eshte prioritet real per sa kohe gjysma e popullates ne Shqiperi mbetet me vetem 0.51 te GDP-se ne buxhetin e akorduar nga shteti shifer kjo sa 1/6 e asaj qe do te hane rruget ne vitin e ardhshem shtoi Bushati. Duke iu referuar shifrave te buxhetit Bushati u shpreh se per projektin e qeverise per 20 milione rrenje ullinj do te duhen plot 100 vite. Berisha ka lene ne harrese premtimin e dhene per te mbjelle 20 milione rrenje ullinj dhe per te kthyer bujqesine ne nje prioritet te ketij vendi. Projekti per ullirin dhe boshti i jugut dy projektet me te medha te qeverise per 4 vitet e ardhshme Berisha 21.01.2009. Duhen 100 vjet per te mbjelle 20 milione ullinj te paracaktuar referuar ritmeve te sotme nga Ministria e Bujqesise.200 mije te mbjella ne vit MBUMK thuhet ne njoftimin per shtyp. Me tej ai ngriti edhe problemin e permbytjeve si dhe mungesen ne teresi te fondeve edhe ne shume sektore te tjere brenda bujqesise. Bujqesia perjeton mungesa nga me te ndryshmet ne sherbime dhe infrastrukture te domosdoshme per nje mbarevajtje normale te puneve ne kete sektor. Fondet kryesore dhe ne vitin ne vijim do te shkojne per te reduktuar efektet e permbytjeve masive qe vete shteti i shkakton nga veriu ne jug tha Bushati.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›