E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës rrit nivelin e mbledhje së taksave

TIRANË- Në një deklaratë zyrtare Bashkia e Tiranës njofton se ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet e saj në javët e fundit në politikën fiskale.

Janë rritur të ardhurat dhe është shtuar numri i kontrolleve ka nisur puna për mbledhjen e borxheve, si dhe janë marrë masa në rastet e konstatimit të paligjshmërisë në territorin e kryeqytetit-thuhet në njoftimin e bashkisë.

Niveli i mbledhjes së taksave është rritur me 13 perqind, pra 68 përqind, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.

Kontrollet e inspektorëve të tatim-taksave gjatë këtij viti kryheshin 1 deri 2 herë në muaj. Sot, këto praktika janë shumëfishuar.

Jane evidentuar 369 subjekte tregtare të paregjistruara dhe janë marrë masat për futjen e tyre në skemën e pagesës së taksave.

Gjithashtu, në bashkëpunim me policinë bashkiake janë marrë masa për lirimin e hapësirave publike ne 247 raste, dhe rikthimin e tyre për qytetarët.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›