E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX thote se nuk ka fakte per hetimin e shefit te zyres civile nderkombetare ne Kosove

Ne Kosove zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine thane se ky mision nuk eshte duke hetuar shefin e zyres civile nderkombetare Pieter Faith. Por ata pranuan se ka pasur nje perpjekje te nje prokurori te ketij misioni per te vertetuar pohimet se zoti Faith ishte perfshire ne procesin e zgjedhjes se Guvernatorit te Bankes Qendrore te Kosoves.

Nje zedhenes i EULEX-it tha se Pieter Feith  tani nuk eshte nen hetime sepse prokurori i EULEX-it ka perfunduar kerkimet dhe nuk ka arritur te gjeje asgje substanciale per kete rast.

Komentet e zyrtareve te EULEX-it pasuan nje reagim te zyres se zotit Faith ndaj nje shkrimi ne te perditshmen Express lidhur me hetimet ndaj tij.  Ne nje komunikate te zyres se zotit Faith thuhet se Perfaqesuesi Civil Nderkombetar ishte mjaft i befasuar kur degjoi per here te pare per supozimin per nje hetim dhe menjehere kerkoi sqarim nga Shefi i Misionit te EULEX-it dhe zinxhiri i tij komandues si dhe nga autoritetet gjyqesore te Kosoves. Duhet kujtuar se Perfaqesuesi Civil Nderkombetar ne baze te Kushtetutes e ka autoritetin per dhenien e pelqimit per emrimin e Guvernatorit te Bankes Qendrore. Ai e ka ushtruar kete autoritet duke respektuar plotesisht kuadrin ligjor te Republikes se Kosoves si dhe Planin gjithperfshires per statusin e Kosoves dhe do te vazhdoje ta bej kete thuhet ne reagimin e zyres se zotit Faith.

Ne prill te ketij viti Parlamenti i Kosoves zgjodhi Guvernatorin e ri te Bankes Qendrore te Kosoves pas nje boshlleku prej tete muajsh qe pasoi arrestimin e ish guvernatorit te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›