Spahiu: Jo regjistrim etnik e fetar

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka hedhur dyshimet se pas procesit te regjistrimit te popullsisë ne baze feje dhe kombësie, fshihet një strategji e mirëfilltë kundër shqiptareve. Ne një interviste për emisionin ?Inside? Spahiu deklaron se ka disa elemente te cilët janë tërësisht jashtë standardeve te këshillit te Evropës dhe Bashkimit Evropian. Spahiu akuzon qeveritë nder vite si Socialiste ashtu dhe Demokrate se janë fajtore për këtë situate. Sipas tij ne proceset e paligjshme te ndërrimit te kombësisë për interesa personale janë përfshirë edhe gjykatat me një akt ligjor te tete viteve me pare. Reagimi i Spahiut vjen pas deklaratave pak dite me pare te Nikolas Geixh i cili u beri thirrje shqiptareve për ndryshim te kombësisë ne greke, por edhe ne prag te nisjes se regjistrimit te popullsisë. Sipas nënkryetarit te KLD-së, zgjidhja e vetme është heqja nga formularët pika ku deklarohet kombësia dhe feja.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?uaLp5gIBjlY","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}