Kumucakos:Do të përballemi me Shkupin

Zëdhënësi i diplomacisë greke, Jorgos Kumucakos deklaroi se Greqia është e vendosur për tu ballafaquar me Shkupin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.Reagimi i palës greke, pasoi pasi që Qeveria e Maqedonisë njoftoi sot për dorëzimin e një padie në Hagë kundër Greqisë, për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 për çështjen e emrit."Greqia do shkojë para Gjykatës Ndërkombëtare me vetëbesim dhe vendosmëri nisur nga argumentet e saja të plota dhe të qarta " theksoi zëdhënësi Kumucakos.Ai ka e ka quajtur si taktizim të vonuar reagimin e Shkupit pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.Sipas tij, me këtë aksion, Qeveria e Shkupit sërish vërteton se nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit lidhur me emrin përfundimtar të vendit, siç është e nënvizuar në Rezolutën 845 të Këshillit të Sigurimit të miratuar në vitin 1993."Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Greqia edhe më tej do të mbështes procesin e negociatave nën patronazhin e OKB-së, me qëllim të arritjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjen e emrit. Greqia vazhdon që fuqimisht të ngelet në pozicionet e saj të njohura për kontestin e emrit", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashmte greke. Ministria e Jashtme e Maqedonisë i dorëzoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë padinë kundër Greqisë për shkak të bllokadës për anëtarësim në NATO.Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme thuhet se Maqedonia dorëzoi Aplikacionin deri tek regjistri i gjykatës me qëllim që Greqia të detyrohet të respektojë obligimet e saj juridike të parapara në Marrëveshjen e Përkohshme të 12 shtator të vitit 1995, që është e obligueshme për të dyja palët për çështjen e emrit.