E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunatat nuk e falin “nusen” për tradhtinë

Motrat e aktorit, Robert Patinssn, Lizzy dhe Victoria, kanë qenë të parat që e kanë dënuar ashpër tradhtinë e Kristen Stewart ndaj vëllait të tyre.

Ato kane qenë këmbëngulëse që Rob mos ta falë kurrë Kristen për tradhtinë që i’a bëri me regjistorin, Ruper Sanders.
Këtë mendin ato nuk e kanë ndryshuar as pas vendimit të Rob, për t’ia falur gabimin Kristen.

“Motrat e tij ndjejnë neveri ndaj saj. Ato mendojnë se Kristen e ka turpëruar gjithë familjen e tyre. Lizzy dhe Victoria e kanë parë Rob se si është shkatarruar nga kjo tradhti dhe për këtë arsye ato nuk mund ta falin”, ka bërë të ditur një burim.

Kristen e kishte tradhtuar Rob gjatë muajit qershor, me regjisorin e fiilmit “The Snow White and Huntsman”, tradhti kjo që bëri bujë të madhe në medie por, u deshën vetëm disa muaj që e tëra të harrohej dhe cifti ti ktheheshin normalietit si dikur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›