E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në muzikë pas 11 vitesh

Cher ka vendos që ditën e falenderimeve ta festojë në një mënyrë të veçantë. Pikërisht për këtë ditë ajo ka vendos të publikojë këngën e saj të re, “Woman’s World”. Kënga iu është bërë dhuratë fansave në internetë përmes rrjeteve sociale.

“Woman’s World” është kënga e saj e parë prej albumit të fundit të këngëtares në vitin 2001, “Living Proof”. Në fillim të këtij viti ajo u punësua në Broadway për një dramë që bazohet në jetën e saj.

Cher gjithashtu bëri të ditur se është duke punuar në videoklipin e kësaj kënge.
Dëgjoni këngën “Woman’s World” nga Cher e para pas 11 vitesh. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›